Gjykata Speciale ka dalë me një njoftim lidhur me vendimin final që pritet të merret nga trupi gjykues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Në njoftimin në X nga Dhomat e Specializuara të Kosovës thuhet se e kanë shtyrë afatin për shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të luftës për shkak të volumit të madh të provave dhe kompleksitetit të procedurave gjyqësore, njofton Dukagjini.
Sipas njoftimit, më 5 maj Trupi Gjykues ka nxjerrë një urdhër me të cilin afati për shpalljen e vendimit zgjatet për 60 ditë. Gjykata thekson se kjo shtyrje bëhet në përputhje me Rregulloren e Procedurës dhe Provave, e cila garanton kohën e nevojshme për vlerësimin e plotë të provave në raste komplekse.
Në vendim thuhet se publiku do të njoftohet sapo Trupi Gjykues të caktojë një datë të saktë për shpalljen e aktgjykimit.
“Kur do ta japin gjyqtarët aktgjykimin në rastin Thaçi dhe të tjerët? Rregullorja e Procedurës dhe Provave e Dhomave të Specializuara të Kosovës garanton drejtësinë dhe integritetin e procedurave, duke siguruar që gjyqtarët të kenë kohë të mjaftueshme për të vlerësuar në mënyrë të duhur të gjitha provat e nevojshme, sidomos kur një rast është veçanërisht voluminoz ose juridikisht kompleks. Më 5 maj, Trupi Gjykues nxori një urdhër për zgjatjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit në këtë rast, për shkak të vëllimit të madh të provave dhe kompleksitetit të procedurave. Urdhri zgjat afatin për shpalljen e aktgjykimit me 60 ditë. Publiku do të njoftohet pasi Trupi Gjykues të caktojë një datë specifike për shpalljen e aktgjykimit”, thuhet në njoftim.
When will the Judges give their judgment in the Thaçi et al. case?
The KSC Rules of Procedure and Evidence guarantee the fairness and integrity of the proceedings by ensuring that time is available to judges to appropriately evaluate all necessary evidence when a case is… pic.twitter.com/3qIV2aSO6h
— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) May 26, 2026