Hagë/ Apeli i refuzon Thaçit kërkesën për lirim nga paraburgimi

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa për lirim nga paraburgimi.

Paneli i Apelit i Gjykatës Speciale me seli në Hagë, ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Thaçit lidhur me refuzimin e gjyqtarit paraprak për lirimin nga paraburgimi.

Apeli i Gjykatës ka konstatuar se nuk është gabuar gjatë konstatimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Si rezultat, trupi gjykues konstaton se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme, dhe në përputhje me rrethanat e hedh poshtë pikën G të ankesës së Thaçit”, thuhet në arsyetimin e Panelit.

Lidhur me këtë, palëve i është dhënë kohë që në afat prej më së largu 10 ditë pas marrjes së vendimit të dërgojnë parashtresa lidhur me refuzimin e Apelit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika