Hajdari dhe Avdullahu mungojnë ndaj Zvicrës
Kombëtarja e Kosovës do të luajë pa Albian Hajdarin dhe Leon Avdullahun në ndeshjen vendimtare ndaj Zvicrës, që nis sonte në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Të dy futbollistët nuk janë ftuar për këtë përballje për shkak të rrezikut të suspendimit, pas kartonëve të verdhë të grumbulluar në ndeshjet e mëparshme. Të dy lojtarët […]
Kombëtarja e Kosovës do të luajë pa Albian Hajdarin dhe Leon Avdullahun në ndeshjen vendimtare ndaj Zvicrës, që nis sonte në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të dy futbollistët nuk janë ftuar për këtë përballje për shkak të rrezikut të suspendimit, pas kartonëve të verdhë të grumbulluar në ndeshjet e mëparshme.
Të dy lojtarët kishin zgjedhur të paraqiteshin me Kosovën dhe jo me Zvicrën.
Avdullahu debutoi me Kosovën në ndeshjen e parë ndaj helvetikëve, ndërsa Hajdari nuk luajti.
Kosova synon një rezultat pozitiv për të mbajtur shpresat e kualifikimit direkt për Kupën e Botës 2026.
Pas fitores në Lubjanë, Kosova gati për përballjen ndaj Zvicrës















