Hajdari – Halilajt: Më vie keq kur e përmend UÇK-në si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”

Enver Hajdari, drejtor i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) në Drenas i është kundërpërgjigjur avokatit Gazmend Halilaj

Enver Hajdari, drejtor i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) në Drenas iu ka drejtuar avokatit Gazmend Halilaj pasi ky i fundit ka thënë se janë shantazhuar njerëz për të marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi”, duke thënë se nuk ka pasur autobusa mjaftueshëm për të marrë pjesë sepse sipas tij, vuillneti i qytetarëve ishte i madh.

“Ushtria Çlirimtare ishte një ndër ushtritë më të mira dhe ka qenë vullnetare”, ka thënë Hajdari në “Debat Plus” duke iu drejtuar Imer Imerit se “ti e di se në gjenet e shqiptarit nuk kanë të bëjnë fare vrasjet”.

Hajdari është shprehur se i vie keq derisa dëgjon nga avokati Halilaj duke përmendur UÇK-në si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

“Kësi lloj fjalësh e shantazhe ne kemi mësuar vetëm nga Serbia dhe nga njerëzit që akuzojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Hajdari.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika