Ministrja në detyrë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, pritet të mbajë sot një konferencë për media.
Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, konferenca do të zhvillohet në ora 15:00, në objektin e Ministrisë. Megjithatë, në njoftim nuk janë dhënë detaje mbi temën e konferencës.
Konferenca e saj lidhet me aktakuzën e ngritur para disa ditësh në lidhje me skandalin e rezervave shtetërore.