Hajdari nënshkruan udhëzimin administrativ për kriteret teknike për import, deponim e shitje të naftës

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar udhëzimin administrativ për kriteret teknike për import, deponim, shitje me shumicë dhe pakicë të karburanteve të ripërtëritshme të naftës dhe pastrimin e rezervuarëve

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar udhëzimin administrativ për kriteret teknike për import, deponim, shitje me shumicë dhe pakicë të karburanteve të ripërtëritshme të naftës dhe pastrimin e rezervuarëve.

“Përmes këtij udhëzimi administrativ përcaktohen kriteret teknike-teknologjike për subjektet që merren me import, deponim, shitje me shumicë, ose me pakicë të karburanteve të naftës dhe atyre të ripërtëritshme dhe import të lëndës së parë për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të naftës si dhe pastrimin e rezervuarve”, ka shkruar Hajdari.

Ajo ka bërë të ditur se ky udhëzim administrativ hyn në fuqi 7 ditë pas publikimit në gazetën zyrtare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika