Hajdari: Qeveria po punon të krijojë kushte, në mënyrë që të rinjtë të mos ikin jashtë vendit

Ministrja Rozeta Hajdari ka thënë se buxheti i Kosovës është i koncentruar që të mbështesë teknologjinë dhe inovacionin, teksa shton se ekzekutivi e ka marrë me seriozitet këtë çështje, në mënyrë që të rinjve t’u krijohen kushte të qëndrojnë në Kosovë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në konferencën e titulluar “Zhvillimi i ekosistemit të bizneseve fillestare dhe inovacionit”, ka thënë se promovimi i bizneseve të reja dhe inovacionit mbeten qëllim i qeverisë dhe objektiv i këtij dikasteri.

Ajo ka theksuar se buxheti i Kosovës është i koncentruar që të mbështesë teknologjinë dhe inovacionin, teksa shton se ekzekutivi e ka marrë me seriozitet këtë çështje, në mënyrë që të rinjve t’u krijohen kushte të qëndrojnë në Kosovë.

“Po punohet në këtë drejtim dhe Kosova e ka marrë me seriozitet këtë, me qëllim të përfitimit të të rinjve. Në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë e mos të kërkojmë vende më të mira jashtë për të jetuar e punuar. Jam e lumtur që të rinjtë po studiojnë teknologji dhe kjo është bazë për zhvillim ekonomik të vendit. Qeveria e Kosovës dhe Ministria do të vazhdojë të përkrahë të rinjtë që merren me teknologji dhe inovacion. Në Prizren ekziston Qendra e TIK-ut që u mundëson të rinjve shumë përparësi”.

“Buxheti i Kosovës është i koncentruar që të mbështesë teknologjinë dhe inovacionin. Na duhet edhe ekspertizë që të dimë se cilat projekte kërkojnë më shumë mbështetje. Edhe Komisioni Evropian ka shumë projekte që mbështet në këtë aspekt, prandaj duhet që të shihet edhe kjo mundësi. Do të kemi edhe ligji që e rregullon këtë aspekt”, tha ajo.

Në anën tjetër, ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, u shpreh i lumtur që në Kosovë ka shumë ekspertë të teknologjisë, madje edhe kompani të specializuara në këtë sektor.

Ai siguroi mbështetjen e shtetit të tij, duke shtuar se ata kanë bërë zhvillim të shpejtë viteve të fundit.

“Jam fascinuar me digjitalizimin këtu. Ne mund të jemi partner shumë i mirë që mund të ndihmojnë në këtë sektor. Kosova qëndron shumë mirë në Ballkan sa u përket studentëve të teknologjisë”.

Kurse, drejtoresha ekzekutive e “Kosovo ICT Association”, Vjollca Çavolli, tha se para 15 vjetësh kishin filluar që të merren me këtë fushë, por asnjëherë nuk e ka menduar se do të kenë këtë sukses.

Ajo madje u shpreh e gëzuar që vajzat po prijnë sa u përket studimeve në teknologji.

“Kemi filluar para 15 vitesh me një ëndërr të vogël që të bëjmë diçka, nuk e kemi menduar se do të mbërrijmë që shumë kompani të eksportojnë produkte e tyre jashtë vendit dhe numri po rritet çdo ditë. Madje po rritet edhe numri i vajzave që po studiojnë teknologjinë, kjo edhe e kalon numrin e djemve”, tha ajo./EO

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika