Hajdari s’ka dyshime, zbulon se a ishte penallti për Prishtinën në ndeshjen kundër Dritës
Ai ka potencuar në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini se gjyqtari në VAR, Valon Bajgora, është dashur të thërras gjyqtarin kryesor, Erdall Zasella, në rastin e dyshimtë për penallti. Hajdari ka pretenduar se ka qenë penallti e pastër. “Në bazë të kësaj videos, dora është e hapur, nuk është dora duke tentuar të largohet […]
Ai ka potencuar në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini se gjyqtari në VAR, Valon Bajgora, është dashur të thërras gjyqtarin kryesor, Erdall Zasella, në rastin e dyshimtë për penallti.
Hajdari ka pretenduar se ka qenë penallti e pastër.
“Në bazë të kësaj videos, dora është e hapur, nuk është dora duke tentuar të largohet nga topi, por dora është duke e lypur topin. Në këtë rast është dashur të jepet penallti. Kemi të bëjmë me një penallti të pastër. Valon Bajgora është dashur ta thërras kur e ka parë që gjyqtari nuk e ka dhënë penallti. Nëse do ta kishte parë aksionin gjyqtari kryesor ndoshta e kishte referuar vetë penallti,” tha ai.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.















