Hajdari: Vetëvendosje ka siguruar numrat për fazën e parë të konstituimit

Analistja politike Fatime Hajdari ka deklaruar se ekziston një qartësi më e madhe politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe se subjekti më i madh politik ka arritur të sigurojë numrat e nevojshëm për fazën e parë të këtij procesi.

Hajdari, e ftuar në emisionin “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se pret që procesi të zhvillohet normalisht, duke u mbështetur edhe në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas saj, mundësitë që të ketë konstituim të Kuvendit janë shumë të mëdha, pasi partitë e tjera politike nuk kanë shfaqur vullnet për të bllokuar procesin.

“Tashmë ka një qartësi dhe subjekti më i madh politik në vend ka arritur të sigurojë numrat e mjaftueshëm sa i përket konstituimit në fazën e parë, mendoj se gjithçka do të rrjedhë natyrshëm kësaj radhe marrë parasysh qartësimin që ka bërë Gjykata Kushtetuese me vendimin e tyre të fundit ku kryetari i Kuvendit i takon si propozim subjektit më të madh politik. Mendoj se gjasat që të rrjedh gjithçka normalisht dhe të kemi konstituim të Kuvendit janë shumë të mëdha për më tepër edhe partitë tjera politike nuk kanë shprehur vullnet për të bllokuar”, u shpreh Hajdari.

Hajdari komentoi edhe sjelljen e partive politike pas zgjedhjeve, duke vlerësuar se qytetarët kanë ndëshkuar subjektet që kanë përdorur gjuhë më të ashpër dhe janë perceptuar si më destruktive.

“Qytetarët kanë vendosur pak a shumë të ndëshkojnë subjektet politike të cilat po shfaqen më destruktive dhe po përdorin gjuhë më të rënde dhe ka një tendencë për të qenë më korrekt e më bashkëpunues kisha me thënë në drejtimin e konstituimit të organeve shtetërore”, u shpreh Hajdari.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika