Hajdari: Vullneti për t’u takuar sërish tregon se LDK-ja mund të lëvizë nga qëndrimet e saj

Analistja Fatime Hajdari ka thënë se fakti që ekziston vullnet për takime të reja mes LVV-së dhe LDK-së tregon se ka mundësi për ndryshim të pozicioneve dhe arritje të një marrëveshjeje.

“Fakti që ka një vullnet për t’u takuar sërish, gjasat që LDK-ja të lëvizë nga pozicionimi i saj mund të jenë pak më të mëdha”, ka deklaruar Hajdari.

Hajdari, ka vlerësuar se insistimi për takime mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës tregon për një mundësi të rritjes së bashkëpunimit politik mes dy subjekteve.

Ajo tha se prioritet duhet të jetë institucionalizimi i vendit dhe gjetja e një kompromisi të përbashkët.

“E rëndësishme është institucionet. Sa më shumë që insistojnë, mendoj që gjasat për të gjetur një kompromis të përbashkët janë më të mëdha. Vetë fakti që ka insistim për t’u takuar tregon se ka edhe vullnet të mirë për një bashkëpunim të ri politik mes LVV-së dhe LDK-së”, deklaroi Hajdari ne “Five” të TV Dukagjinit,

Ajo tha se më problematike e sheh çështjen e qëndrimit të LDK-së rreth pozitave të caktuara, veçanërisht atë të presidentit.

“Pak më problematike e shoh pjesën e barrikadimit të LDK-së, tashmë që kemi aktorë dhe eksponentë të LDK-së që janë të interesuar për postin e presidentit. Uroj që gjasat që të lëshohet pe në këtë drejtim të jenë më të mëdha, në mënyrë që të shmanget një proces i ri zgjedhor”, tha ajo.

Sipas Hajdarit, partitë politike duhet të shmangin bllokadat dhe të lëvizin nga qëndrimet e tyre në interes të qytetarëve.

“Tashmë kemi hyrë në një rreth vicioz që nuk po na lejon të kalojmë në pikën tjetër, pasi partitë kanë tendencë që gjatë procesit të barrikadohen për pozita të caktuara. Në interes të vendit dhe qytetarëve, njëra palë ose tjetra duhet të lëvizë nga qëndrimet e veta”, u shpreh Hajdari.

“Duke pasur parasysh marrëveshjen që ka dalë në publik për pozitën e kryeparlamentarit, kryeministrit, zëvendëskryeministrit dhe tri ministrive, nuk është një marrëveshje jo e favorshme për një parti e cila ka probleme të brendshme dhe telashe të tjera që nuk ia sigurojnë këtë pozicionim të favorshëm. Mendoj se secila parti do ta shfrytëzonte një mundësi të tillë”, përfundoi Hajdari.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika