Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të shtunën pas mesnatës, disa persona tentuan të vjedhin një stallë të bagëtive në Podujevë, në fshatin Majac.

Viktima që mbeti I plagosur kishte dëgjuar zhurmën e bagëtive e me ç’rast 4 persona që kishin hyrë në stallë e kishin vërejtur.

Kështu duke shtënë me armë zjarri në drejtim trë tij, ai pësdoi lëndim.

“Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se kishte dëgjuar një zhurmë të kafshëve e cila vinte nga stalla e bagëtive. Kur viktima kishte dal në oborr, kishte vërejtur 3-4 persona të panjohur qe tentonin të vjedhin kafshët (lopët) nga stalla. Të dyshuarit kur kanë vërejtur viktimën kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi në pjesën e abdomenit kishte pësuar një lëndim sipas të cilit ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit” shkruhet në raportin e Policisë.

Rasti nën hetime.