Hajnat ia mësyjnë tre bankomatëve, sulmojnë Policinë pasi i ndaloi

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar me armë zjarri, në momentin që kanë shkuar për të parandaluar një grabitje në magjistralen Ferizaj- Prishtinë. Megjithëse grabitësit, të cilët edhe në njërin nga bankomatët kishin vendosur eksploziv, kanë arritur të ikin, por jo t’i marrin edhe paratë. Dukagjini ka siguruar videon ku dëgjohen të shtënat mes policëve dhe grabitësve

Para gjujtjeve me armë zjarri që dëgjohen, 3 persona të maskuar kishin vendosur një mjet shpërthyes në njërin nga bankomatët që ndodhen në magjistralen Prishtinë Ferizaj.

Këta persona që ende janë të panjohur për organet e drejtësisë, ia kishin mësyrë t’i grabisnin të tre bankomatët, por që nuk ia arritën shkaku i reagimit të Policisë.

Xhavit Xhokli, shef i sektorit të operativës rajonale në Ferizajt, thotë se përvec veturës së policisë që është dëmtuar, zyrtarët policorë nuk kanë pësuar lëndime.

“Diku para orën 5 të mëngjesit, 3 grabitësa të armatosur të maskuar e kanë hudh në ajër një bankomat edhe janë munduar të marrin para por nuk kanë arritur, pastaj i kanë dëmtuar edhe dy bankomata të bankave të tjera në afërsi të atij udhëkryqi, në momentin që policia ka ardhur në vendin e ngjarjes, aty kanë filluar me gjuajte me armë të gjata”, ka thënë shefi i sektorit të operativës rajonale, Xhavit Xhokli.

Tutje ai thotë se të dyshuarit janë arratisur dhe se puna për kapjen e tyre është duke vazhduar intesivisht.

“Numri i personave që ne i kërkojmë janë 3 por nuk dmth që nuk ka edhe më shumë se 3, mirëpo për momentin njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha njësive me i kërkuar këta njerëz..është qëlluar vetura e policisë me disa plumba, janë thyer xhamat e vetuurës dhe dëmtime të tjera”, vijon ai.

Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes telefonit, kanë thënë se hetimet janë duke vazhduar, dhe se kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme që rasti të zbardhet sa më shpejtë.

Muajve të fundit janë shtuar gabitjet e tilla të armatosura në Kosovë, derisa javën e kaluar, Policia ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar për një grabitje që ka ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën Ferizaj-Kaçanik.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika