Hajrizi flet për arsimin e lartë në vend: Po punojmë që Kosova të mos ndihet si kopjues, por të jetë krenare
Rektori dhe themeluesi i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka folur për rolin strategjik që ka arsimi i lartë në përgatitjen e brezave të rinj për të ardhmen e Kosovës, gjatë një interviste në Debat Plus. Hajrizi theksoi se për institucionet arsimore, veçanërisht ato të arsimit të lartë, përgjegjësia është e shumëfishtë dhe e pandarë nga vizioni […]
Rektori dhe themeluesi i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka folur për rolin strategjik që ka arsimi i lartë në përgatitjen e brezave të rinj për të ardhmen e Kosovës, gjatë një interviste në Debat Plus.
Hajrizi theksoi se për institucionet arsimore, veçanërisht ato të arsimit të lartë, përgjegjësia është e shumëfishtë dhe e pandarë nga vizioni për të ardhmen.
Sipas tij, arsimi nuk mund të jetë thjesht një proces rutinor, por duhet të jetë i orientuar nga inovacioni, kreativiteti dhe formate të reja që janë në përputhje me zhvillimet globale.
“Është e vërtetë që institucionet e arsimit kanë një përgjegjësi, sidomos arsimi i lartë. Për shkak se i ke dy pozicione: një me shiqu me larg se ku është e ardhmja e kësaj gjenerate, çka do të ndodh 2030, 2050 apo 2070. Si do të përgatitet shteti, si do të përgatitet gjenerata? Si do të jesh ti i pozicionuar si institucion me këto ndryshime. E njëkohësisht me marrë veprime që me i përgatitë gjeneratat që me udhëheq shtetin. Në këtë mënyrë është një lloj përgjegjësi shumë e madhe, një ndjenjë që të vjen në formate të ndryshme. Ke limitime, je në një vend më të vogël, ki limitime financiare, e ki limitime të ndryshme. Dhe në të njëjtën kohë duhesh të pozicionohesh me inovacion, me kreativitet, me formate të të reja në nivelin botëror. Kjo është ajo që arsimi nuk është i lehtë. Dhe nuk do të jetë i lehtë, do të jetë mjaftë sfidues dhe transformues… natyrisht edhe unë edhe UBT-ja, jemi ardhur në Kosovë, për të marrë përgjegjësinë dhe me thënë Kosovë mos ta ndjenë, ka njerëz që punojnë edhe angazhohemi që mos me u ndje si një kopjues… Thjesht me u ndje krenar”, ka thënë Hajrizi.















