Hajrullahu: PDK-ja përballet me ndasi të brendshme rreth rikthimit të Fatmir Limajt

Analisti politik Muhamet Hajrullahu ka deklaruar se, pas zhvillimeve të fundit në LDK, tani vëmendja politike është zhvendosur te PDK-ja, ku pritet të ketë debat të brendshëm rreth rikthimit të Fatmir Limajt në parti. Sipas tij, afati për dorëzimin e listave të kandidatëve në KQZ po e shton presionin dhe po i nxjerr në pah ndasitë brenda kësaj partie.

Hajrullahu tha në emisionin “Five” të Dukagjiit se disa figura kyçe të PDK-së kanë shprehur mbështetje për rikthimin e Limajt, por reagimet e emrave si Vlora Çitaku, Uran Ismaili dhe të tjerë tregojnë se vendimmarrja nuk do të jetë e lehtë.

“Dje ishte dita e LDK-së, ndërsa sot është dita e PDK-së, për shkak se nesër partitë politike duhet t’i dorëzojnë listat e kandidatëve në KQZ. Duke parë kërkesat e disa figurave kyçe të PDK-së që Fatmir Limaj të jetë pjesë e partisë, por edhe reagimet e Vlora Çitakut, Uran Ismailit dhe disa të tjerëve brenda PDK-së, kjo çështje pritet të sjellë debat të madh”, deklaroi Hajrullahu.

Ai shtoi se situata brenda PDK-së i ngjan asaj që kishte ndodhur më parë në LDK me Vjosa Osmanin. Sipas tij, brenda partisë ekzistojnë dy qëndrime: një grup që mbështet rikthimin e Limajt dhe një tjetër që heziton, duke pasur frikë se ai mund të forcojë ndikimin e tij dhe të zbehë rolin e figurave të tjera të rëndësishme brenda partisë.

“Ka ndasi brenda PDK-së. Një grup mendon se Limaj duhet të rikthehet, ndërsa grupi tjetër heziton, sepse e sheh atë si një figurë që është larguar më herët dhe rikthimi i tij mund të ndryshojë balancat e fuqisë brenda partisë”, u shpreh Hajrullahu.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika