Hajrullahu: Samiti i NATO-s në Ankara do të përcaktojë të ardhmen e Aleancës

Gazetari Muhamet Hajrullahu ka vlerësuar se samiti i NATO-s që po mbahet në Ankara është një nga takimet më të rëndësishme të Aleancës në vitet e fundit, duke theksuar se fokusi kryesor do të jetë te siguria globale, lufta në Ukrainë dhe rritja e buxheteve të mbrojtjes. Sipas tij, samiti po ndiqet me interes të madh nga mediat ndërkombëtare dhe pritet të ndikojë në drejtimin e ardhshëm të NATO-s.

“Absolutisht është njëri nga samitet më të rëndësishme të Aleancës në vitet e fundit, sidomos për vitin 2026 në Ankara. Ka masa të shumta sigurie dhe një fokus të jashtëzakonshëm të mediave ndërkombëtare. Në agjendën zyrtare janë disa tema kyçe, si fuqia e Aleancës, buxheti, sidomos pas rikthimit të Donald Trumpit në SHBA, si dhe çështjet e sigurisë, Ukraina dhe invazioni rus në Ukrainë. Edhe në konferencën paraprake të sekretarit të përgjithshëm, Mark Rutte, këto ishin temat kryesore”, tha Hajrullahu.

Ai bëri të ditur se në samit pritet të marrin pjesë presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti i Ukrainës, ndërsa theksoi se kësaj radhe në NATO janë ftuar vetëm vendet partnere të Euro-Atlantikut, ku nuk përfshihen Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. “Përgjigjja e NATO-s ishte shumë e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor, sidomos për praninë e KFOR-it në Kosovë. Ky është një samit që mund ta përcaktojë të ardhmen e Aleancës. Në kuadër të tij do të mbahet edhe samiti ushtarak, ku do të prezantohen platforma dhe marrëveshje ushtarake, si dhe do të krijohen mundësi për bashkëpunim ndërmjet shteteve anëtare. Shpresoj që në të ardhmen edhe Kosova të jetë pjesë e këtyre proceseve, sidomos në forcimin e bashkëpunimit me shtetet partnere”, u shpreh ai.

 

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika