Hakerët iranianë sulmojnë faqen e parlamentit shqiptar dhe të disa kompanive

Faqja online e Parlamentit të Shqipërisë është hakeruar të hënën, duke bërë të pamundur qasjen e saj në internet. Grupi i hakerave "Homeland Justice" ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm kibernetik

Ilustrim

Faqja online e Parlamentit të Shqipërisë është hakuar të hënën, duke e bërë të pamundur hapjen e saj në internet.

Përgjegjësinë për këtë sulm kibernetik e ka marrë grupi i hakerëve “Homeland Justice”.

Këta të fundit kanë pranuar sulmin dhe kanë dhënë edhe një mesazh në grupin e tyre në rrjetin social “Telegram”.

“Do të paguajnë edhe ata qe kanë zënë karriget e Kuvendit. Deputetet e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen. Demonët që janë brenda tyre do të demonstrohen ndaj çdo njërit që kërkon të dijë të vërtetën”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Përveç faqes së Parlamentit, hakerët e “HomeLand Justice” kanë sulmuar edhe faqe të tjera online të disa kompanive të mëdha që operojnë në Shqipëri, megjithatë këta të fundit kanë mundur të rikthejnë aksesin online.

Kjo nuk është hera e parë që hakerët e “HomeLand Justice” sulmojnë faqet online të institucioneve shqiptare, ku më herët janë publikuar të dhëna sensitive të qytetarëve, por edhe zyrtarëve shqiptarë, ku pati sulme edhe ndaj sistemit “TIMS” të policisë.

Organet e akuzës në Shqipëri kanë nisur edhe një hetim për sa i përket këtyre sulmeve, ku një kërkesë për mbylljen e grupit të “Home Land Justice” në Telegram iu bë edhe Rusisë, për shkak se serverat rezultojnë në këtë shtet, shkruan ABCNews.

Më 7 shtator të vitit 2022, Shqipëria akuzoi Iranin si autor të sulmit masiv kibernetik që goditi sistemet e teknologjisë së informacionit të qeverisë, duke i paralizuar për disa ditë të gjithë shërbimet online.

Kryeministri Edi Rama njoftoi ndërprerjen “me efekt të menjëhershëm”, të marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet, për shkak të këtij sulmi. Po atë ditë, Shtetet e Bashkuara dënuan sulmin kibernetik ndaj aleatit të NATO-s dhe thanë se kishin arritur në përfundimin se pas tij qëndronte Irani.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika