Haki Abazi i reagon ashpër Kurtit: Me i fal tokë Kishës Ortodokse Serbe më së paku quhet tradhti

"Me përkujtu masakrën e Mitrovicës dhe pas një ore me i falë tokë Kishës Ortodokse Serbe duke shkelur mbi gjakun e aktivistëve dhe kauzat kombëtare, më së paku quhen tradhti"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti Haki Abazi

Gjatë ditës së mërkurë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

E për këtë vendim ka reaguar ashpër ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, i cili ka thënë se kjo “më së paku quhet tradhti”.

Sipas Abazit, Kurti i opozitë do ta pështynte në fytyrë Kurtin e pozitës.

“Me përkujtu masakrën e Mitrovicës dhe pas një ore me i fal tokë Kishës Ortodokse Serbe, duke shkelur mbi gjakun e aktivistëve dhe kauzat kombëtare, më së paku quhen tradhti. A kërkoi Kisha Serbe falje për krimet e bëra në Kosovë? Një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë. Po të ishte në opozitë Kurti sot do ta kishte pështyrë në fytyrë Kurtin në pushtet, do ta kishte djegur Prishtinën e aktivistët do t’i shtynte drejt vdekjes!”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Abazi e ka cilësuar Kurtin si “palaço”.

“Hipokrizia shkon tutje, Donika Gervalla e ka njoftu Këshillin e Evropës për vendimin e Qeverisë për urdhrin që qeveria i ka dhënë Agjensionit Kadastral për zbatimin e vendimit për pronat e Kishës. Pse jo, vetë kryeministri, pse Donika Gërvalla, me ndyt edhe një herë emrin e babait!?!?  Çfarë do të ndodhë me pretendimet tjera të bazuar në këtë precedent!”, ka shkruar më tej Abazi.

\

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika