Ish-deputeti Haki Abazi ka zhvilluar sot një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke protestuar kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Abazi ka shkruar në shkallët dhe dyert e hyrjes së qeverisë: “Qeveria = ZRRE” dhe “16.1%”.

“Mashtrimi nuk duhet të normalizohet. Rritja e çmimit të energjisë e bën jetën e shtrenjtë”, ka shkruar ai në videon e publikuar në Facebook.

ZRRE ka vendosur që nga data 1 maj çmimi i rrymës të rritet për 16.1%.