Hakohen dy faqe të BIK-ut në Prizren
Janë hakuar faqet zyrtare të Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, në Facebook dhe YouTube. Lajmin e ka bërë të ditur vetë BIK-u, përmes një postimi në Facebook. “Të nderuar besimtarë, ju njoftojmë se faqja zyrtare e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, në Facebook dhe Youtube, ka disa ditë që nuk mirëmbahet nga personat […]
Janë hakuar faqet zyrtare të Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, në Facebook dhe YouTube.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë BIK-u, përmes një postimi në Facebook.
“Të nderuar besimtarë, ju njoftojmë se faqja zyrtare e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, në Facebook dhe Youtube, ka disa ditë që nuk mirëmbahet nga personat përgjegjës të këtij Këshilli, si pasojë e vjedhjes së saj nga persona të pandërgjegjshëm”, thuhet në njoftim.
Si rrjedhojë, BIK ka njoftuar se publikimet e ditëve të fundit nuk përmbajnë qëndrimet zyrtare të tyre.















