Halil Thaçi kandidat i LVV-së për kryetar të Obiliqit

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Halil Thaçit për kryetar të Obiliqit.

Kështu ka njoftuar LVV përmes një njoftimi publik.

“Sot, në prani të kryesisë së qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kastriot, me pjesëmarrje të Kryeministrit Kurti, sekretarit organizativ Rama, koordinatorit të qendrave, deputetit Zyba, me unanimitet të plotë, konfirmuan mbështetjen dhe njëherazi vendosën për nominimin e deputetit aktual Halil Thaçi si kandidat për kryetar të komunës së Obiliqit”, thuhet në njoftim të LVV-së.

Gjithashtu, thuhet se “Qytetarët e Obiliqit kanë votuar me mendje e me zemër për ndryshimin krejt dhe drejt e për vazhdimin e mirëqeverisjes cep më cep”. 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika