Halimi: Fuqizimi i vajzave në teknologji dhe art është çelësi i së ardhmes

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka dhënë një mesazh për rëndësinë e përfshirjes së vajzave dhe grave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit .

Përmes një postimi në Facebook, Halimi theksoi se teknologjia nuk është vetëm domen i laboratorëve dhe qendrave kërkimore, por një fushë që ndërlidhet ngushtë me artin, kulturën dhe krijimtarinë.

Ajo vlerësoi potencialin e vajzave dhe grave për të qenë pjesë aktive e këtij transformimi shoqëror, duke i inkurajuar ato të shprehen përmes kodit, dizajnit, artit digjital apo instalacioneve interaktive.

“Në një kohë kur teknologjia po e riformëson çdo aspekt të përditshmërisë sonë, është më e rëndësishme se kurrë të nxisim pjesëmarrjen aktive të vajzave dhe grave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Por inovacioni nuk ndodh vetëm në laboratorë apo qendra kërkimore — ai merr jetë edhe në galeritë e artit, në skenat kulturore dhe në hapësirat ku bashkohen krijimtaria dhe teknologjia.

Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në ICT, rikujtojmë rëndësinë e hapjes së më shumë dyerve për vajzat që duan të eksplorojnë botën e teknologjisë dhe të shprehen përmes saj. Kjo ditë është një thirrje për të fuqizuar dhe përkrahur vajzat që krijojnë, shpikin dhe transformojnë të ardhmen.

Sot pata privilegjin të zhvilloj një bashkëbisedim frymëzues me të rinjtë, të cilët më mbushën me shpresë dhe ide të guximshme. Potenciali i tyre është dëshmi e fuqisë që ka imagjinata kur bashkohet me teknologjinë.

T’i mbështesim vajzat që zgjedhin të shprehen përmes kodit, dizajnit, artit digjital apo instalacioneve interaktive — sepse aty ku takohet krijimtaria me teknologjinë, lind e ardhmja”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika