Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi, ka bërë të ditur se vepra “Conflux” i artistit Esko Durkit, në kuadër të Fragmenta Biennale dhe i vendosur natyrshëm në hapësirën e Hamamit,
Halimi thotë se kjo vepër e trajton një nga tensionet më të mëdha të kohës moderne, bashkëjetesën e trupit me ritmin artificial të botës digjitale.
“Në këtë instalacion, hapësira bëhet metaforë e jetës së sotme, ku lidhjet shumëfishohen, por afërsia humbet, ku drita e pajisjeve na bën gjithnjë të dukshëm, por jo domosdoshmërisht të pranishëm. Conflux na ndal në atë pikë të ndërmjetme ku njeriu kërkon natyroren, qetësinë dhe ritmin e trupit, ndërsa teknologjia i shtyn kufijtë e përditshmërisë drejt një pranie të vazhdueshme”, ka shkruar Halimi.
Halimi, mes tjerash, thotë se vepra e bën të dukshme këtë gjendje sociale të tensionit, një botë ku afërsia dhe vetmia ecin paralelisht, ku kontakti digjital rritet ndërsa ndjeshmëria njerëzore mbetet pezull.
“Hamami, i rikthyer si hapësirë arti, e përforcon këtë përplasje, duke u bërë vendtakimi i dy rrjedhave që përditë e formësojnë jetën tonë” ka shkruar Halimi.