Halimi: “Horizonte Mbarëshqiptare” është një himn për trashëgiminë tonë të përbashkët

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka bërë të ditur se hapësirat publike të Kryeqytetit po shndërrohen në qendra aktive të jetës artistike dhe kulturore.

Këtë e dëshmon edhe hapja e ekspozitës “Horizonte Mbarëshqiptare” të piktorit të njohur nga Shqipëria, Skënder Strica.

Ekspozita, e vendosur në hollin e Komunës së Prishtinës, përfaqëson një homazh për bukurinë, shpirtin dhe unitetin mbarëkombëtar.

Sipas Halimit, ky është një moment i veçantë për të nderuar një prej emrave më të shquar të peizazhit shqiptar dhe për të theksuar lidhjet e ngushta kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri të premten, nga ora 10:00 deri në 16:00.

Kjo nismë kulturore vjen nën përkujdesjen e Drejtorisë së Kulturës në Kryeqytet dhe me përkrahjen e kryetarit të Komunës, Përparim Rama, si dhe personaliteteve të njohura si Petrit Malaj.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika