Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish-politikanes Kaqusha Jashari.

Në një postim në Facebook, Halimi shkruan se Kaqusha Jashari ishte shumë më tepër se një figurë politike – ajo ishte një grua që personifikoi guximin, mençurinë dhe dinjitetin në një epokë sfiduese për gratë dhe për Kosovën në përgjithësi.

“Sot iku në amshim gruaja që personifikoi gruan në politikë, Kaqusha Jashari.

Me largimin e saj, humbëm jo vetëm një figurë të shquar politike, por edhe një grua që me kurajë, mençuri e dinjitet theu barriera dhe hapi rrugë për shumë të tjera pas saj.

Kaqusha Jashari mbetet simbol i një epoke sfiduese, zë i pathyeshëm në kohë të vështira, dhe shembull frymëzimi për të gjitha gratë që besojnë në ndryshim, barazi dhe drejtësi.

Pushoftë në paqe!”, ka shkruar Halimi në Facebook.