Halimi: Liria e mediave është shpirti i demokracisë
Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka reaguar pas publikimit të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit nga organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij, ku Kosova është renditur në vendin e 99-të nga 180 vende të përfshira në raport. Në një reagim në Facebook, Halimi ka thënë se liria e mediave është “shpirti […]
Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka reaguar pas publikimit të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit nga organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij, ku Kosova është renditur në vendin e 99-të nga 180 vende të përfshira në raport.
Në një reagim në Facebook, Halimi ka thënë se liria e mediave është “shpirti i demokracisë” dhe se ky pozicionim nuk duhet parë vetëm si statistikë, por si pasqyrë e gjendjes faktike në vend.
Liria e mediave, në rënie të lirë: Kosova renditet e 99-ta në raportin e Reporterëve pa Kufij
“Liria e mediave është shpirti i demokracisë. Renditja në pozitën e 99-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, të publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij, është shqetësuese për vendin.
Ky pozicionim nuk është vetëm një statistikë – është pasqyrë e gjendjes reale në terren. Nëse nuk ndërmerren masa konkrete për të mbrojtur dhe fuqizuar gazetarët, rrezikojmë të humbim njërën nga vlerat më të çmuara të shoqërisë sonë: të drejtën për të thënë të vërtetën.
Gjuha e pushtetit drejtuar gazetarëve dhe çdo zëri kritik, si ‘bashkëpunëtorë të Serbisë’, tashmë është normalizuar. Kjo qasje po rrezikon përditë jetën e gazetarëve dhe secilit që përpiqet të kontribuojë në mbrojtjen e demokracisë”, ka shkruar Halimi.















