Halimi pas tragjedisë në Prishtinë: Dhuna është bërë pjesë e përditshmërisë sonë

Sibel Halimi, drejtoreshë e Kulturës në Prishtinë njëherit edhe sociologe ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Prishtinë ku si pasojë e një akti dhune mbeti një person i vdekur dhe një tjetër u plagos.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Halimi ka shprehur shqetësimin e thellë për përhapjen e dhunës në shoqëri, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë kulturore dhe sociale.

Ajo theksoi se dhuna nuk është më një fenomen i rrallë, por po shndërrohet në realitet të përditshëm në rrugë, në familje dhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore.

“Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Prishtinë nuk është thjesht një tragjedi. Është një britmë që kërkon të dëgjohet. Një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional. Sepse nuk kemi luksin të kthejmë kokën mënjanë; çdo vonesë, çdo neglizhencë, kushton jetë”, ka shkruar ajo.

Halimi kritikoi mungesën e edukimit emocional dhe nënvizoi nevojën për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme dhe përkujdesjen për mirëqenien mendore, duke paralajmëruar se boshllëku i krijuar nga mungesa e edukimit po mbushet me dhunë dhe heshtje kolektive.

“Nuk mjafton më të ndjejmë keqardhje vetëm pas tragjedive. Duhet të flasim, të dëgjojmë, të veprojmë. Duhet të themi qartë: dhuna nuk ka vend në jetën tonë!”, ka përfunduar reagimin e saj Halimi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” me “Pearson” mbajtën trajnim për qindra mësimdhënës të Gjuhës...

Shtëpia botuese “Dukagjini” në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson” mbajti të shtunën trajnim njëditor në Prishtinë, për qindra mësimdhënës të gjuhës angleze me temën...

Promovohet libri “Libri im i kujtimeve” nga autori Rafet Rudi

“Libri im i Kujtimeve” ka titullin libri më i ri i autorit Rafet Rudi, të cilin ai e promovoi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.Në...

Osmani nis vizitën e parë shtetërore në Zvicër: Po shkruajmë...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj të parë shtetërore në Zvicër, e cila po zhvillohet në rezidencën zyrtare...

Të fundit nga rubrika