Halimi për Gërvallën: E zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajçak e Escobar
Zëdhënësja Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Sibel Halimi, ka reaguar pas deklaratave që shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gervalla Schëarz në Dubrovnik që tha se BE-ja është një “tigër nga letra” pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më tej, Halimi vlerësojë se Gërvalla është “e zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të […]
Zëdhënësja Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Sibel Halimi, ka reaguar pas deklaratave që shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gervalla Schëarz në Dubrovnik që tha se BE-ja është një “tigër nga letra” pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më tej, Halimi vlerësojë se Gërvalla është “e zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajcak e Escobar”.
“I pari ia kujtoi kryediplomates kosovare se nuk ekziston një BE tjetër pos kësaj (nuk ka një BE sipas botës paralele të VV-së!) kurse i dyti ia përkujtoi asaj se vendet e NATO-s që kanë braktisur popullizimin dhe nacionalizmin janë plotësisht të lira dhe të sigurta”, ka thënë ajo.
Ajo përfundojë duke thënë se kjo “e mjerë kjo gjendje diplomatike e Republikës së Kosovës dhe e rrezikshme!”.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Zëdhënëses Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Sibel Halimi.
Përderisa Kosova po përjeton ditët e zymta nën sanksionet e BE-së, çohet një ministre nga Kosova, që për fat të keq të shtetit të ri – qëlloi të mbajë postin e krye diplomates – dhe i kërkon llogari BE-së për sigurinë. Thuajse blloku i vendeve evropiane i detyrohet personalisht zonjës Gërvalla-Schwarz!?
Ajo e godet BE-në si ‘një tigër prej letre’ duke aluduar se BE-ja u dashka t’i jap siguri Kosovës dhe eventualisht të hyjë në luftë për të!?
E zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajcak e Escobar.
I pari ia kujtoi kryediplomates kosovare se nuk ekziston një BE tjetër pos kësaj (nuk ka një BE sipas botës paralele të VV-së!) kurse i dyti ia përkujtoi asaj se vendet e NATO-s që kanë braktisur popullizimin dhe nacionalizmin janë plotësisht të lira dhe të sigurta.
Escobar sikur i tha rrini ju në lloqin e rivaliteteve ballkanike!?
E mjerë kjo gjendje diplomatike e Republikës së Kosovës dhe e rrezikshme!















