Halimi për Haxhiun: Si ministre drejtësie, komentimi i verdikteve të gyqësorit paraqet mësymje antishtet

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar lidhur me rrëzimin e ligjit për KPK-në nga Gjykata Kushtetuese

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar lidhur me rrëzimin e ligjit për KPK-në nga Gjykata Kushtetuese.

Halimi ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë respektuar dhe “pranuar pa mëdyshje”, nga i gjithë spektri politik në Kosovë.

“Si Ministre drejtësie, komentimi i verdikteve të gyqësorit, për më tepër të gjyqësisë kushtetuese është jo vetëm ndërhyrje në drejtësi – në një pushtet të ndarë – por edhe krim, ngase paraqet mësymje antishtet!”, ka shkruar Halimi.

Halimi ka thënë se nuk mund të synohet “çkapja” e institucioneve siç pretendon partia në pushtet dhe të mos respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas zëdhënëses së LDK-së, ministrja e Drejtësisë duhet të japë dorëheqje, “për faktin se po i rrëzohen Ligjet nga kushtetuesja, një nga një, pikërisht për tendenca të hapura të kontrollit politik përmes kapjës së institucioneve të drejtësisë, ajo vazhdon me akuza e arsyetime inatçore, deri në shkallë urrejtjeje”.

Ajo ka theksuar se ky pushtet ka filluar të transformohet në “popullizëm të një niveli të frikshëm, që ka primesa të një paradiktature”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika