Halimi për Kurtin: I kujtohet të propagandojë për rritje ekonomike, derisa qytetarët ballafaqohen çdo ditë me kriza

Sipas zëdhënëses së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i kujtohet të propagandojë për rritje ekonomike, e që sipas saj kjo rritje është 5 herë e gjysmë më e ultë se inflacioni prej 20 për qind në produkte bazë sipas Bankës Botërorë

Sibel Halimi, zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se derisa qytetarët e Kosovës po ballafaqohen çdo ditë me kriza të shumta, si rezultati i inflacioni dhe rritjes enorme të çmimeve.

Sipas saj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i kujtohet të propagandojë për rritje ekonomike, e që sipas saj kjo rritje është 5 herë e gjysmë më e ultë se inflacioni prej 20 për qind në produkte bazë sipas Bankës Botërore.

“Derisa qytetarët janë duke u ballafaquar çdo ditë me kriza të shumëfishta, si rezultat i inflacionit dhe rritjes enorme të çmimeve, kryeministrit i kujtohet të propagandojë për rritje ekonomike, ‘rritje’ e cila është 5 herë e gjysmë më e ultë se inflacioni prej 20% në produkte bazike, sipas Bankës Botërore”, aks shkruar Halimi në Facebook.

Sipas saj rritja reale ekonomike është prej 3.7 për qind, e qeveria në krye me Kurtin mundohet të shesin për 4.9 për qind.

Ajo ka shtuar se Kurti duhet ta ketë të qartë se vendi nuk zhvillohet duke prezantuar realitet fiktiv por duke e përmirësuar atë.,

“Rritjen reale prej 3.7%, mundohen të na e shesin për 4.9%.Kryeministri, duhet ta ketë të qartë se vendi nuk zhvillohet duke prezantuar realitet fiktiv, por duke ndërhyrë për ta përmirësuar atë”, ka shtuarajo.

Siaps saj kjo arrieht me një program vizionar.

“Kjo arrihet me një program vizionar, i cili ngërthen në vete projekte madhore dhe politika të mirë studiuara fiskale. Vizioni që s’e kanë dhe projektet që s’i pamë, janë arsyeja për pikën ku ramë”, ka përfunduar Halimi.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika