Halimi: Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA, alarm serioz për Kosovën
Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë zhvillim si një sinjal alarmues për lidershipin politik të vendit. Halimi tha se ky hap i paprecedentë rrezikon raportin e Kosovës me aleatin e saj […]
Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë zhvillim si një sinjal alarmues për lidershipin politik të vendit.
Halimi tha se ky hap i paprecedentë rrezikon raportin e Kosovës me aleatin e saj më të rëndësishëm dhe minon kredibilitetin ndërkombëtar të shtetit.
“Vendimi i SHBA-së për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën është një alarm serioz për lidershipin e këmbanë që bie – për ata që kanë veshë, popullin e Kosovës!















