Halimi thirrje qytetarëve: Dërgoni materiale nga “Kurrizi” në Dardani, të bëheni pjesë e dokumentimit

Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës ka nisur mbledhjen e materialeve historike për “Kurrizin” në lagjen Dardania – një hapësirë ikonike e jetës qytetare, kulturës alternative dhe rezistencës kolektive.

Kështu ka njoftuar drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë me fotografi, video apo rrëfime personale, me qëllim që ato të bëhen pjesë e një arkive publike dhe ekspozite që do të hapet së shpejti.

Materialet mund të dërgohen deri më 1 korrik në adresën zyrtare: [email protected].

“Kurrizi po i kthehet Dardanisë, tash si kujtesë, si shenjë njohjeje për të gjithë ata që i japin kuptim paqes sot”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika