Halit Barani – Një jetë duke dokumentuar krimet serbe

Mijëra fotografi dhe qindra xhirime të krimeve serbe në Kosovë, i ka realizuar përgjatë jetës së tij aktivisiti Halit Barani. Me to, Barani në vitin 2002 kishte dëshmuar kundër “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq në Hagë

Halit Barani

Barani ka rrëfyer për Dukagjinin disa prej përplasjeve që kishte në Hagë me Millosheviqin. Ai vazhdon t’i ruaj me kujdes pajisjet e xhirimit të cilat i përdori gjatë luftës.

Pothuaje një jetë të tërë, Halit Barani, e ka kaluar duke dokumentuar krimet e Slobodan Millosheviqit. Për këtë çështje, Barani në vitin 2002, i kaloi 16 ditë në Hagë. Aty e përballi “Kasapin e Ballkanit” me krimet që i kreu në Kosovë.

“Kur kam hy në sallën ku bëhej gjykimi, aty ka qenë një distancë 10 metra largësi me të, vetëm një herë e kam shiku drejt kur kam hy në derë, pra e kam shiku “Satrapin e Ballkanit”, këta tjerët nuk më kanë interesu. Pasi jam ulë më asnjëher nuk e kam shiku”, ka thënë Halit Berani për RTV Dukagjini.

Në sallën e gjykimit, Barani kishte disa ballafaqime me atë që është përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë.

“Ka bërë përpjekje me e hedhë poshtë dëshminë time, por unë çdo herë, edhe ai kur fliste diçka, për shembull e përmendke një vend këtu, Radoshnik, Radoshnik në Mitrovicë nuk ka, Shatinë, fshat Shatinë në Mitrovicë nuk ka. Thoshte se kinse në këto fshatra shqiptarët kanë bërë krime, por mua nuk më vike hiç keq, i thojsha kjo është rrenë, kjo nuk është e vërtetë, vazhdojmë”, është shprehur ai.

Halit Berani

Mirëpo, Halit Barani nuk dokumentoi vetëm krimet e Slobodan Millosheviqit. Ai me kamerën e tij, bëri xhirime edhe të shumë krimeve të tjera serbe.

Ndër to, edhe masakrën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 që ndodhi në Mitrovicë, ku u vranë dhjetë persona.

“Ato i kam. I kam të incizuara edhe kur i kanë bajtë me autoblinda që i kanë dërgu ushtria daneze tek tri banesat, tek tre rrokaqiejt këtu”.

“Këto janë mjetet e punës që i kam pasë prej viteve 90′ e deri në ditët e sodit”, ka thënë Berani.

“Kjo ka incizu edhe luftë, ofenzivat e ndryshme, edhe kur kanë marrë ofenziva UÇK-ja, por edhe kur kanë marrë ofenziva okupatori’.

‘Ka qenë më funksionale për kohën që ka qenë. Se kjo ka qenë kamerë shumë më e mirë se kjo ka xhiru në VHS, kurse kjo ësht me kaseta të vogla”.

E pjesë të rëndësishme të punës, Barani tash 70 vjeçar e kishte edhe makinën e shkrimit.

“Kjo është përdorë për shkrimin e informatave dhe kjo ka qëndru mbi tre muaj ditë në “Prrojin e Sokolit”, ka përfunduar Berani për RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika