Haliti: Asociacioni i hap rrugë Kosovës, disa “patriotë” e eksponentë të VV-së po i ngatërrojnë gjërat me qëllim

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë e Plani Franko-Gjerman është i domosdoshëm të pranohet nga Kosova dhe Serbia

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se plani Franko-Gjerman është i domosdoshëm të pranohet nga Kosova dhe Serbia.

Haliti nuk e sheh këtë plan të favorshëm për asnjërin shtet, por sipas tij, është hap i rëndësishëm për hapjen e perspektivës të europianizimit të dy popujve.

“Plani franko-gjerman, nuk është i favorshëm as për Kosoven e as për Serbinë, por është domosdoshmëri e kohës dhe procesit të negociatave të pranohet nga të dyja palët, me qëllim që të hapet perspektiva e europianizimit të të dy popujve”, tha Haliti.

Ai thotë se çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është problematike, teksa kritikoi edhe disa nga eksponentët e partisë në pushtet, që sipas tij janë duke i ngatërruar gjërat.

“Sa i përket Asociacionit, që është mjaft problematik, por kam përshtypje që mediet dhe disa eksponentë të VV dhe disa patriotë të vetëshpallur po i ngatërrojnë gjërat me qëllim dhe për llogari pa barazim”, ka deklaruar ndër të tjera, Xhavit Haliti.

Sipas tij, formimi i Asociacionit i hap rrugë Kosovës për integrim në NATO, BE, OKB dhe OSBE. Garantuese që Asociacioni s’do ketë kompetenca ekzekutive do të ShBA-ja dhe BE-ja.

“Asociacioni i hapë rrugë Kosovës me u integru në institucione ndërkombëtare që nga NATO, BE, OKB, OSBE etj, ndërsa serbëve të Kosovës ju mundëson daljen nga kthetrat pengmbajtëse të shovenizmit serbomadh dhe çlirimin nga tutela e Serbisë. Ata do jenë qytetarë të respektuar të Kosovës, por me të drejtë që disa çështje që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm t’i kenë të mundshme. Ndërse BE-ja dhe SHBA-ja do jenë garantuese që Asociacioni s’do ketë kompetenca ekzekutive”, tha Haliti.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika