Haliti: Duhet të hetohen të gjitha kontratat e energjisë

Enver Haliti ka thënë në dëshirim të transparencës duhen hetuar kontratat e KEK-ut

I ftuar në “Five” të RTV Dukagjini, Deputeti I Lëvizjes Vetvendosje (LVV), Enver Haliti, ka thënë se kontratat e energjisë në Korporatën Energjetike të Kosovës duhet të hetohen në qoftë se duan të ketë transparencë.

I ardhur nga seanca e Kuvendit të Kosovës, Haliti ka thënë se lëvizja Vetëvendosje është duke e mbështetur komisionin hetimor parlamentar, por jo vetëm atë i cili ka qenë i fokusuar vetëm në 4-mujorëshin e fundit.

Ai ka cilësuar veprimet e opozitës si rrjedhojë e mungesës së një kauze.

“Më shumë e shoh si zhurmë sesa inciativë të sinqertë”, ka thënë Haliti, gjersa ka shtuar se opozita po tenton të ndërhyjë në procesin gjyqësor me ZRrE-në.

Enver Haliti ka folur edhe për raportimin e mediumit slloven mbi raportin e përfshirjes së Martin Berishaj, ambasadorit të Kosovës në Kroaci, në një skandal financiar.

Ai mendon se Berishaj është përfshirë vetëm që të goditet qeveria Kurti dhe politika e jashtme e Kosovës.

“Nëse vërtetohen akuzat ndaj Berishajt, ai duhet të tërhiqet”, ka thënë Haliti, gjersa ka shtuar se në qoftë se Berishaj rezulton i mospërfshirë, deputetët e opozitës duhet t’i kerkojnë falje.

Enver Haliti u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019. Ai iu bashkua Lëvizjes Vetvendosje në qershor të vitit 2017.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika