Haliti: Me projektin 6.5 milionë euro të Bankës Botërore, Vitia do të ketë ujë të pijshëm në çdo fshat

Kryetari i Vitisë dhe kandidati i LDK-së për një mandat të ri, Sokol Haliti, ka bërë të ditur se komuna ka arritur progres të madh në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë për qytetin dhe fshatrat e Vitisë, falë bashkëpunimit me Bankën Botërore.

“Kemi filluar rivitalizmin e fshatit Zhiti, pesë fshatra të cilat kanë pasur probleme, rehabilitimin e ujit në Pozhoran natyrisht i cili ka pasur probleme edhe me mangan kemi bërë intervenime dhe aty.  Diku ka mbetur pa përfunduar rivitalizimin, për 17 fshatra e kemi të buxhetuar rivilatizimin dhe në katër fshatra kemi filluar rrjetin e ri”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ai ka theksuar se procesi i për zgjerimin e kapaciteteve të ujit është drejt përfundimit.

“Partneritetet dhe puna e mirë që kemi bërë me fondet, Bankës Botërore na ka dalë ndesh. Projekti i Bankës Botërore për zgjerimin e kapaciteteve të ujit, me vlerë 6.5 milionë euro, është tashmë tenderuar. Katër rezervuarë përfshihen në këtë projekt, me filtrime natyrale. Procesi është drejt përfundimit dhe mund të themi se Vitia, me të gjitha lagjet dhe fshatrat, do ta kyçim me ujë të ri”, tha Haliti.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika