Haliti pas intervistimit nga Prokuroria për rastin e Shipitullës: Nuk shantazhohem, do të jem gardian i qytetarëve

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halit Thaçi, ka reaguar pas përfshirjes së tij në hetimet e Prokurorisë lidhur me çështjen e shpronësimeve në fshatin Shipitullë.

Thaçi ka deklaruar se kjo çështje, sipas tij, është temë e përgatitur prej kohësh nga kundërshtarët e tij politikë, ndërsa ka shprehur kënaqësi që Prokuroria ka nisur hetimet.

“Është një temë e përgatitur moti nga rivalët e mi politikë. Më kanë përfshirë në shpronësimet e fshatit Shipitullë. Jam i kënaqur që Prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje dhe i bëj thirrje që të merret deri në fund me këtë rast”, ka thënë Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se edhe më herët, në Kuvend, kishte kërkuar që të hetohet çdo keqpërdorim i mundshëm lidhur me procesin e shpronësimeve.

Thaçi ka pranuar se ka pasur komunikime me banorët e Shipitullës dhe Hadës, duke thënë se shqetësimet e tyre lidhen me kushtet e vështira të jetesës.

“Është e vërtetë që kam biseduar me qytetarë dhe vazhdoj të bisedoj me hallet e tyre, pasi Shipitulla dhe Hada janë të diskriminuara, janë anashkaluar dhe gjendja e tyre për jetë është e pamundur. Edhe sa kam qenë deputet, por edhe si kryetar i komunës, unë do të jem gardian për mbrojtjen e të drejtave të tyre”, është shprehur ai.

Thaçi ka thënë se gjatë intervistimit nga Prokuroria është përgjigjur për të gjitha çështjet dhe se do të vazhdojë të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

“Si dëshmitar që më pyetën për çdo gjë, për çdo gjë që do të duan të dinë do të përgjigjem”, ka deklaruar ai.

Duke folur për publikimin e një videoje nga Kallxo.com, Thaçi ka pretenduar se është kontaktuar për disa muaj dhe se pronari i një kompanie kishte kërkuar takim për të mos e publikuar materialin.

“Pika e parë që kam treguar te prokurori është se vetë Kallxo.com për tre muaj radhazi më ka thirrur në telefon, ndërsa vet pronari ka kërkuar takim që të mos publikohet videoja. Këto janë pretendime të bazuara dhe nuk kam rënë pre e mediave”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se nuk do të ndikohet nga presionet apo kërcënimet.

“Halit Thaçi nuk shantazhohet asnjëherë si kryetar. Nuk shantazhohem dhe nuk kërcënohem, gjithmonë do të jem në mbrojtje të qytetarëve”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika