Haliti për Kurtin: Të sqarojë se a u bë tradhtar apo t’u kërkojë falje atyre që i ka quajtur tradhtarë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, duhet “të sqarojë se a u bë tradhtar”, pas urdhrit që i dha Agjencisë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që t’ia njohë të drejtën në pronë prej 24 hektarësh Manastirit të Deçanit, apo t’u kërkojë falje atyre që ka quajtur tradhtarë deri më sot, ka shtuar Haliti.

Haliti ka ritheksuar se Kurti duhet të t’ia sqarojë opinionit publik dhe t’u kërkojë falje atyre që i ka quajtur tradhtarë.

“Kemi vite të tëra që jemi bombarduar nga akuzat për tradhtitë e qeverisjeve të kaluar. Sa i përket kësaj çështjes së, s’po them për tjerat, po çështjes së këtyre tokave rreth Manastirit të Deçanit, e para. E dyta, pothuajse edhe Gjykata Kushtetuese në njëfarë mënyre është sharë, është denigruar, është konsideru që ka ba tradhti”, ka thënë Haliti në “FIVE” të Dukagjinit.

“Tani unë ky duhet të sqarojë a u bë dhe ky tradhtar apo duhet t’ju kërkojë falje atyre që i ka quajtë deri sot tradhtarë, një politikani a një kryeministrit të vendit një vend demokratik i takon që të sqarohet para opinionit… ose me u ba edhe ky tradhtar, ose me thanë që ata s’kanë qenë tradhtarë, po e kanë bërë si akt të domosdoshëm”, ka shtuar Haliti.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika