Haliti: Qeveria është e izoluar, të rinjtë po ikin sepse s’ka punë e perspektivë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e izoluar dhe se të rinjtë po ikin për shkak të mungesës së kushteve ekonomike

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e izoluar nga bashkësia ndërkombëtare.

Ai në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, tha se në Kosovë mungojnë investimet nga jashtë, dhe po ashtu, sipas tij, izolimi ka të bëjë edhe me mungesën e vizitës së njerëzve të rëndësishëm të bashkësisë ndërkombëtare në vendin tonë.

“Nuk jam ithtar i zjarrvënies pa nevojë. Përveç atyre që dërgohen që vijnë të sjellin mesazhe në lidhje me situatën që ka Kosova, Qeveria është e izoluar tërësisht, nuk ka vizita të kryeministrave, nuk ka investitorë, popullata po ikën, rinia po ikën sepse janë pa punë, pa perspektivë, këto çështje duheshin të ishin të zgjidhura”, tha ai.

Haliti foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi, teksa e akuzoi këtë të fundit që me qëllim po tenton të krijojë kriza, në mënyrë që të viktimizohet para ndërkombëtarëve.

Problemi është i qartë, politika serbe është e interesuar të na fusë në avanturë, që ta arsyetojë një veprim që tha Lajçak, mund të jetë përplasje. S’po them të jemi lojalë dhe servilë i BE-së, por duke e marrë parasysh të kaluarën dhe pozicionin dhe fuqinë që e kemi, ushtarake, ekonomike, territoriale dhe pozicionin që e ka Qeveria të izoluar nga bota perëndimore, njëkohësisht edhe duke u përpjekur për t’u vlerësuar dhe për t’u marrë vesh”, tha ai.

Shija e redaktorit

Pritet votimi për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill...

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është këtë të martë në rend...

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Të fundit nga rubrika