Haliti: Shqetësuese mungesa e informacionit mbi kërcënimin e presidentes Osmani

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka ngritur një shqetësim lidhur me mungesën e informacionit të mjaftueshëm rreth kërcënimit të presidentes së Kosovës. Haliti është shprehur se është i habitur nga fakti që Ministria e Brendshme nuk ka publikuar ende një raport zyrtar për kërcënimin ndaj presidentes dhe se institucionet e Kosovës nuk kanë ofruar informacion të mjaftueshëm rreth kësaj ngjarjeje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka theksuar se është shqetësuese mungesa e informacionit të mjaftueshëm në lidhje me kërcënimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Unë kam një shqetësim që nuk është ministri i Brendshëm që të bëjë një raportim në veçanti për kërcënimin e presidentes së Kosovës dhe nuk e di pse institucionet e Kosovës nuk kanë arritur akoma të na informojnë dhe me e zbulu se kush e ka kërcënuar presidenten e Kosovës”, ka thënë Haliti.

Ai ka shprehur dyshime rreth faktit që ende nuk ka një raport zyrtar nga Ministria e Brendshme për kërcënimin ndaj presidentes, dhe pse institucionet e Kosovës nuk kanë sjellë informacionin e duhur rreth kësaj ngjarjeje.

“A është arrestuar ndokush për kërcënimin që i është bërë, por do të duhej që ne të kemi informata, sepse shqetësimi më i madh sot për sot është që ne ta dimë kush e ka kërcënuar presidenten e Kosovës”, vijon ai.

Gjithashtu, deputeti ka ndalur në mënyrën se si është kërcënuar presidentja, duke insistuar në nevojën e një përgjigjeje të qartë nëse kërcënimi është bërë përmes telefonit, mesazheve ose gojarisht.

“Ndër të tjera, ai ka pyetur se si është kërcënuar presidentja nëpërmjet telefonit, mesazh apo edhe gojarisht nga ndokush. Po insistoj në këtë për shkak se opinioni, mediat dhe qytetarët kanë ngelur me interpretime të ndryshme dhe pa ndonjë informacion të duhur e konkret nga institucionet zyrtare”, ka potencuar Haliti.

Ky shqetësim, sipas tij, ka ardhur pasi opinioni, mediat dhe qytetarët kanë ndjekur ngjarjen me interpretacione të ndryshme dhe pa marrë informacion të mjaftueshëm nga institucionet zyrtare për të sqaruar situatën.

Gjithashtu, në një kontekst tjetër, Haliti ka shprehur shqetësimin në lidhje me pagat e policisë, duke theksuar se është e rëndësishme të mbështetet puna e policisë së ndershme, duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagave.

“Shqetësimi i deputetëve për mosrealizimin e kërkesës së Policisë që tu ngriten pagat është më vend si shqetësim dhe është mbështetje për policët e ndershëm”, ka thënë Haliti.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika