Halitjaha në Speciale: Kam marrë pjesë në 10 beteja, jam plagosur 7 herë

Ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha, tha se vetë ka qenë në më shumë se 10 beteja ku si pasojë është plagosur shtatë herë

Sadik Halitjaha

Ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka dëshmuar sot në Gjykatën Speciale, ku është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Halitjaha tha se të qenët komandant lufte nuk ka qenë privilegj, por përgjegjësi dhe rrezik i madh. Ai u shpreh se rregullat e UÇK-së thonin që luftës duhet t’i prinin komandantët e zonave.

Ai tha se vetë ka qenë në më shumë se 10 beteja ku si pasojë është plagosur shtatë herë.

E kam kuptuar këtë pasi kam qenë zv.komandant i zonës operative të Pashtrikut. Komandantët e vërtetë kanë qenë më të rrezikuarit, sepse në rregullat e UCK-së ka qenë ejani pas meje, jo shkoni ju atje bëjeni luftën… Unë kam qenë në vijën e parë të zjarrit, kam marrë pjesë në më shumë se 10 beteja, jam i plagosur dhe kam 7 plagë, kam rënë në pritë edhe aty kam marrë plagë. E kemi hapur pritën, duke i asgjësuar ata të pritës. Komandantët kanë pasur rreziqe më të mëdha, nuk ka qenë privilegj të jesh komandant, ka qenë rrezik i madh”, tha ai.

Ai i përmendi disa shokë të tij që kanë rënë në prita të forcave paramilitare serbe.

“Kemi shumë raste që na kanë rënë në prita, kemi njerëz që janë vrarë në prita dhe i kanë shpëtuar njerëzit e tyre. Janë thënë shumë thashetheme… për ata që janë vrarë në pritë, e që nuk ka pasur kush të tregojë si është vrarë e si është mbetur. Kemi rastin e Remzi Ademajn, Sakip Bellaqen me dy shokë që mbetet në pritë, Shaban Shalën”, tha ai.

Halitjaha theksoi se përgjegjësia e komandantëve nuk ishte për të luftuar, por kishte të bënte edhe me aspektet organizative dhe mbrojtjen e civilëve.

“Përgjegjësia është jo vetëm për të luftuar, por për ta organizuar betejën, për t’i drejtuar ushtarët, për t’i strehuar ushtarët, për t’u kujdesur për civilët. Në zonën time kam pasur rreth 200 mijë civilë që kanë qenë të mbrojtur nga UCK-ja, jemi përkujdes edhe me ushqim edhe me ilaçe, ka qenë përgjegjësi e madhe”, tha ai.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika