Halitjaha për Thaçin: E ka vizituar Batalionin e Budakovës, ai më shumë i ngjante një politikani se një luftaraku

“Ardhja e tij në korrik në Budakovë me tepër ka qenë kureshtje për shkak të dy betejave me 3 korrik dhe me 4 korrik të fituara kundër pushtuesit dhe moralit të madh që u ngrit nga popullata që të mbushen radhët e UÇK-së, ka ardhë dhe ka bërë vizitë në Batalionin e Budakovës”, tha Halitjaha

Dëshmitari Sadik Halitjaha tha se në korrik të 1998-s, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vizituar Batalionin e Budakovës, dhe se gjatë kësaj vizite, sipas tij, ai më shumë i ngjante një politikani se një luftaraku.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, Halitjaha tha se ai përpiqej se si zhvillohej lufta vetëm në aspektin teorik.

“Ai është caktuar nga Adem Demaçi apo nuk e di se kush e ka caktuar drejtor të drejtorisë politike në radhe të detyrës mendoj sikur ju që thatë se ai më shumë i ngjante një politikani një komisari se sa një luftaraku i cili vetëm përpiqej vetëm në aspektin teorik se si zhvillohej lufta se çfarë kemi në gjendje, në dispozicion, ku jemi dhe kush jemi”, tha Halitjaha.

Halitjaha tha se vizita e Hashim Thaçit në Budakovë ishte më shumë për kureshtje për shkak të betejave të korrikut të cilat i kishin fituar kundër pushtuesit.

“Ardhja e tij në korrik në Budakovë me tepër ka qenë kureshtje për shkak të dy betejave me 3 korrik dhe me 4 korrik të fituara kundër pushtuesit dhe moralit të madh që u ngrit nga popullata që të mbushen radhët e UÇK-së, ka ardhë dhe ka bërë vizitë në Batalionin e Budakovës”, tha Halitjaha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Halitjaha: Këshillat e fshatrave kanë sjellë lista me emra që fajësonin njerëz si bashkëpunëtorë të shërbimit sekret serb

Ai, ndër të tjera, ka thënë se ka ndodhur që Këshillat e fshatrave kanë sjellë lista me emra të personave, për të cilët pretendohej se janë bashkëpunëtorë të Shërbimit sekret Jugosllav.

Halitjaha tha se një rast i tillë i ka rastisur t’i vijë nga fshati i tij, ku e ka kuptuar që nuk ishin lista me pretendime të sakta dhe përdoreshin vetëm për hakmarrje.

“Është e vërtetë që këto këshillat në fshatra përpiqeshin të iu jepshin një listë me emrat e atyre personave që pretendonin se ishin bashkëpunëtor. Ka ndodhë që Këshillat e Fshatrave kanë sjellë emra lista për të fajësuar njerëz si bashkëpunëtor të shërbimit sekret Jugosllav. Unë një rast e kam pas të më vije një listë nga fshati im, ata njerëz i njifsha të gjithë i njoha dhe e pash që ishin krejt falso dhe ishin teke të tyre për tu hakmarrë mes vete se pse kanë pi birra bashkë me serbet se kanë hëngër pula bashkë, kanë bërë muhabete, donin që t’i paraqiteshin si të rrezikshëm me shërbimin sekret jugosllav dhe unë atë listë e shkeva para atyre që e sollën dhe iu thash ik hupni në shtëpi se këta nuk janë njerëz se çfarë i paraqesin këtu sepse askush nuk kanë pasur pasoja nga ata, as nuk është marrë në burg, as nuk është rrah as nuk është likfidu, çfarë spiuna janë këta”, tha Halitjaha.

Halitjaha tha se e ka kuptuar drejt tendencën e civilëve që të depërtojnë tek ushtarët që t’i hakmerren dikujt.

“Unë e kam kuptu shumë drejt se ka pas tendenca nga civilët të depërtojnë tek ushtarët që të shtijnë që të hakmerren ndaj dikujt në emër të asaj që është bashkëpunëtor i Shërbimeve sekrete Jugosllave”, tha Halitjaha.

Dëshmitari Halitjaha tha se ka vepruar drejt, pasi dëmi që do t’i shkaktohej nga kjo gjë ndonjë personi do të kishte pasoja edhe te pasardhësit e tij.

“Kam vepru drejt se çfarëdo dëmi t’i shkaktohej dikujt që ta sillnin me listë apo ta linçonin si spiun apo bashkëpunëtor të shërbimit sekret jugosllav, ai do ta dëmtonte edhe nipin e vetë edhe stërnipin edhe disa breza më vonë do të thonin se e ka pasë gjyshin, stërgjyshin spiun jugosllav, e ka pas të shitur. Prandaj, kjo ka qenë me shumë kujdesej që të mos dëmtohet askush që lanë pasoja shumë më vonë për pasardhësit tanë”, tha Halitjaha.

Halitjaha: Rexhep Selimi është njeri prej atyre që s’ka dalë asnjë orë jashtë fushëveprimit të luftës

Dëshmitari Sadik Halitjaha ka thënë se Rexhep Selimi është njëri prej atyre personave që nuk është larguar asnjëherë nga fusha e luftës, që nga fillimi deri në mbarimin e saj.

Halitjaha e tha këtë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, përmes avokatit, Gregory Keohe.

“Ndër të rrallët që nuk kam dalë asnjë ditë, asnjë orë jashtë fushëveprimit të luftës, besoj se këtu e kem edhe Rexhep Selimin, është njeri prej atyre që nuk ka dalë kurrë nga fusha e luftës nga fillimi deri në mbarim”, tha Halitjaha..

Veç të tjerash, Halitjaha tha se ofensiva e vjeshtës së vitit 1998, përveç UÇK-së ishte e vështirë edhe për popullatën civile.

“Ishte problemi i popullatës civile që i nxori nga shtëpitë, i djegu të gjithat, ata në vështirësi i kemi strehu nëpër tenda, në përroje, lugina të lumenjve dhe i kemi mbrojtë në kodrat përreth tyre me çdo kusht, me çdo gjë dhe me jetën tonë i kemi mbrojtë dhe nuk kanë qenë pak, 15 mijë kanë qenë në Vanishtë. 75 mijë deri në 80 mijë në Divjakë, Krojmirë në atë pjesë, 42 mijë në Luginën e Pagarushes, 12 mijë civil në Malet e Panorcit, 8 mijë civil kanë qenë në Malet e Domanekut, 5 mijë kane qenë në Kabash. Kështu që mbi 200 mijë civil jemi detyru t’i mbajmë nëpër tenda të strehuar nëpër pyje tona”, tha Halitjaha.

Halitjaha tha se këtë përgjegjësi ia kishin dhënë vetes dhe se nuk i kishte obliguar askush.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika