Halitjaha: Shtesa e aktakuzës është shumë konfuze

Sadik Halitjaha ka thënë se pjesa që i është shtuar aktakuzës është konfuze aq sa tingëllon si rast i imagjinuar

I ftuar në “Debat Plus“, Sadik Halitjaha, ish-zëvëndëskomandant i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, ka thënë se nuk kanë pasur asnjë urdhër apo të drejtë për të ndaluar civilët serbë.

Ai ka shtuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur duke thënë se “garantoj me kokë”.

Halitjaha ka deklaruar se ai dhe ushtarët e zonës së përgjegjësisë së tij, kanë respektuar Konventën e Gjenevës, duke shtuar se, ushtarët kishin korrur të mbjellurat, së bashku me civilët serbë.

Ndërsa Faton Klinaku, nga Organizata e Veteranëve të Luftës, është shprehur se zgjerimi i aktakuzës vetëm sa do të zgjasë prucedurat gjyqësore.

“Zgjerimi i aktakuzës është jetëgjatësi e rastit. Me zgjerimin e saj zgjatet edhe procedura. Me këto gjëra do të stërzgjasin procedurat deri të dalin në gjykatë”, ka thënë Klinaku, për RTV Dukagjinin.

Ai ka vazhduar më tej duke thënë se prokuroria në fjalë nuk është serioze ngase bazon aktakuzat në hipoteza.

Edhe Dibran Istrefi, nga RTV Dukagjini, ka folur mbi çështjen e paqartësive të aktakuzave dhe zgjerimit të tyre.

“Këto aktakuza vështirë se do të argumentohen”, ka thënë Istrefi, gjersa ka shtuar se një konfuzitet i habitshëm ekziston që nga ngritja e aktakuzës fillestare.

Në anekset e aktakuzës, pa përmendur emra, thuhet se pjesëtarët e UÇK-së i kanë shkaktuar viktimave lëndime fizike e psikike.

Sipas aneksit 16 të aktakuzës, viktima supozohet të ketë qenë civil dhe jo në uniformë ushtarake dhe për këtë, Dhomat e Specialzuara kanë caktuar katër seanca ku të akuzuarit do të deklarohen mbi çështjen.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika