Hamasi i liron edhe 11 pengje izraelite, Izraeli 33 të burgosur palestinezë

Katari njoftoi se 11 pengje izraelite, në mesin e tyre shtetas gjermanë, argjentinas dhe francezë, janë liruar sot prej Rripit të Gazës nga Hamasi

Foto nga arkivi

Katari njoftoi të hënën vonë se 11 pengje izraelite, në mesin e tyre shtetas gjermanë, argjentinas dhe francezë, janë liruar sot prej Rripit të Gazës nga Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, shkroi në rrjetin social X se Izraeli i ka liruar nga burgjet e veta tri gra dhe 30 fëmijë izraelitë.

“Izraelitët e liruara nga Gaza përfshijnë tre shtetas francezë, dy shtetas gjermanë dhe gjashtë shtetas argjentinas”, shkroi ai, duke shtuar se ata “iu dorëzuan Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”.

Paraprakisht, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se 11 pengjet ishin rrugës drejt kthimit nga Gaza në Izrael.

“Bazuar në informatat që i morëm nga Kryqi i Kuq, 11 pengje janë rrugës për në territorin izraelit”, tha IDF-ja.

Ky është grupi i katërt i pengjeve të liruara nga Hamasi prej se nisi armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe grupit radikal të premten.

Katari, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin, janë ndërmjetësuesit kryesorë të konfliktit të vazhdueshëm mes Izraelit dhe Hamasit.

Deri tani, përjashtuar lirimin e pengjeve sot, 58 pengje janë liruar gjatë armëpushimit të tanishëm, përfshirë 39 izraelitë, në këmbim të 117 palestinezëve të liruar nga burgjet izraelite.

Të hënën më herët, Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për vazhdimin e armëpushimit – i cili do të skadonte sot – për edhe dy ditë të tjera.

Armëpushimi që nisi të premten në mëngjes u solli 2.3 milionë palestinezëve pakëz qetësi nga bombardimet e pareshtura izraelite, si pasojë e të cilave janë vrarë mijëra njerëz dhe janë rrafshuar ndërtesat e banimit, ndërsa tri e katërta e popullsisë u detyruan t’i braktisnin shtëpitë e veta.

Lufta shpërtheu më 7 tetor, kur luftëtarët e Hamasit në Gazë i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit, duke i vrarë së paku 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 240 të tjerë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Izraeli shpalli gjendje lufte menjëherë, duke kryer bombardime disa javore dhe duke e nisur një ofensivë tokësore, si pasojë e të cilave u vranë mbi 14.500 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Rreth dy të tretat e të vrarëve në Gazë ishin gra dhe të mitur. /REL

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika