Hamasi njofton se ka pranuar propozimin për armëpushim

Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore me Izraelin, por në anën tjetër Izraeli do të vazhdojë operacionin Rafah, thotë kryeministri izraelit Netanyahu

Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatëmujore me Izraelin.

Përmes një deklarate, Hamasi tha se udhëheqësi i saj Ismail Haniyeh ia ka bërë të ditur këtë qëndrim kryeministrit të Katarit dhe shefit të zbulimit të Egjiptit.

Këto dy shtete po ndërmjetësojnë prej disa muajsh bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit.

Fillimisht, agjencia e lajmeve Reuters citoi një zyrtar izraelit të ketë thënë se kjo është një lojë e Hamasit për ta bërë Izraelin të duket fajtor që nuk po pranon armëpushimin. Sipas një zytari tjetër, i cili është në dijeni të përmbajtjes së negociatave për armëpushim, Hamasi është pajtuar me propozimin e fundit që Izraeli ka bërë më 27 prill dhe që atëherë nuk ka patur ndryshime të tjera.

“Se çfarë do të ndodhë tani do të varet nga Izraeli nëse do ta pranojë apo refuzojë përgjigjen e Hamasit. Topi është në portën e tij”, i tha agjencisë Reuters ky burim, që kërkoi të mos identifikohet për shkak të ndieshmërisë së situatës. Agjencia nuk e përcaktoi kombësinë e zyrtarit.

Një zyrtar tjetër i tha ndërkohë agjencisë Associated Press se zyrtarët izraelitë po shqyrtojnë propozimin, por që plani që pranoi Hamasi nuk është korniza e propozuar nga Izraeli.

Një zyrtar amerikan gjithashtu i tha kësaj agjencie se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të mësojnë më shumë detaje rreth qëndrimit të Hamasit dhe nëse bëhet fjalë për marrëveshjen me të cilën është pajtuar Izraeli dhe negociatorët ndërkombëtarë, apo për ndonjë gjë tjetër.

Në anën tjetër, Izraeli do të vazhdojë operacionin Rafah, thotë Netanyahu, raporton BBC.

Pas një stuhie aktivitetesh rreth Hamasit që pranoi një plan armëpushimi, tani duket se do të ketë pak efekt në operacionin aktual në Rafah.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se kabineti i luftës i vendit ka vendosur të vazhdojë fushatën, në një përpjekje për t’i bërë presion Hamasit që t’i lirojë pengjet.

Ai thotë se ndërsa propozimi i paraqitur nuk i plotëson kërkesat e Izraelit, një delegacion pune do të dërgohet për të negociuar.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika