Hamasi shpreh gatishmëri për bisedime për rinisjen e armëpushimit

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se ky grup palestinez është i gatshëm për bisedime për lirimin e pengjeve të tjera civile, në këmbim të ripërtëritjes së armëpushimit me Izraelin

Qyteti Han Junis në Rripin e Gazës. 30 nëntor 2023. Foto: AFP

Një zyrtar i lartë i Hamasit më 1 dhjetor ka thënë se ky grup palestinez, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, është i gatshëm për bisedime të menjëhershme për lirimin e pengjeve të tjera civile, në këmbim të ripërtëritjes së armëpushimit me Izraelin.

Khalil al-Hayeh, zyrtar i lartë në krahun politik të Hamasit, e dha këtë deklaratë disa orë pasi armëpushimi i përkohshëm njëjavor me Izraelin përfundoi dhe të dyja palët rinisën luftimet.

Al-Hayeh i tha Al Jazeeras se negociatat për lirimin e pjesëtarëve të ushtrisë së Izraelit, që po mbahen nga Hamasi, do të mbahen vetëm në kontekstin e një armëpushimi gjithëpërfshirës e jo të ndërprerjeve të luftimeve.

“Kjo është një çështje e ndërlikuar dhe ka kushte të ndryshme”, tha ai për lirimin e trupave. “Por, kur bëhet fjalë për civilët, ne jemi të hapur për çfarëdo marrëveshje të re armëpushimi për lirimin e pengjeve civile”.

Al-Hayeh ka thënë se ai nuk ka shifra të pengjeve që ende po mbahen nga Hamasi, duke shtuar se disa persona të moshuar janë në mesin e pengjeve që po mbahen nga grupi radikal palestinez.

Marrëveshje e armëpushimit, hyri në fuqi më 24 nëntor. Ajo ishte paraparë të zgjaste katër ditë, por ajo u zgjat deri më 1 dhjetor, me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit.

Marrëveshja parashihte lirimin e pengjeve që Hamasi mori gjatë sulmit fillestar të 7 tetorit, në këmbim të lirimit të palestinezëve që mbahen në burgjet izraelite.

Gjatë shtatë ditëve armëpushim u liruan 83 izraelitë, përfshirë persona me shtetësi të dyfishtë. Po ashtu, 24 pengje të tjerë – 23 tajlandezë dhe një filipinas – u liruan, përfshirë edhe disa burra.

Izraeli ka thënë se afër 125 burra janë ende duke u mbajtur peng.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 240 të tjerë.

Si pasojë e sulmeve hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës – shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve – mbi 13.300 persona janë vrarë. /REL

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika