Hamilton vazhdon kontratën si pilot i Mercedesit deri në vitin 2025

Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Lewis Hamilton e ka rinovuar kontratën e tij me skuderinë e Mercedesit deri në fund të edicionit 2025

Lewis Hamilton

Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Lewis Hamilton e ka rinovuar kontratën e tij me skuderinë e Mercedesit deri në fund të edicionit 2025.

Rinovimin e kontratës me Hamiltonin, e ka bërë zyrtare Mercedesi të enjten, pak ditë para garës së Monzas, ku Hamilton ka fituar pesë herë, por nuk di për triumf që nga viti 2018.

Krahas Hamiltonit, kontratën me Mercedesin e ka vazhduar edhe piloti tjetër, George Russell.

Hamilton ka qenë pjesë e Mercedesit prej vitit 2013 dhe me këtë skuderi ka fituar gjashtë tituj kampioni. Një e ka me McLarenin.

Hamilton ka garuar për Mercedes që nga sezoni 2013, kur u largua nga McLaren

Megjithatë, në dy edicionet e fundit të Formula 1, Hamilton bashkë me Mercedesin nuk kanë qenë në nivel. Ai nuk ka fituar garë tashmë dy vjet, ndërsa në total në F1 ka hiq më pak se 103 fitore.

Hamilton dhe Russell do të vazhdojnë si shokë skuadre pasi t’i bashkojnë forcat në fillim të fushatës 2022

“Ne ëndërrojmë çdo ditë të jemi më të mirët dhe kemi dedikuar dekadën e kaluar së bashku për të arritur këtë qëllim”, ka shtuar Hamilton.

“Të jesh në krye nuk ndodh brenda natës ose për një periudhë të shkurtër kohore, kërkon angazhim, punë të palodhur dhe përkushtim dhe ka qenë një nder për të fituar rrugën tonë në librat e historisë me këtë ekip të jashtëzakonshëm”.

“Nuk kemi qenë kurrë më të uritur për të fituar. Ne kemi mësuar nga çdo sukses, por edhe nga çdo pengesë. Ne vazhdojmë të ndjekim ëndrrat tona, vazhdojmë të luftojmë pa marrë parasysh sfidën dhe do të fitojmë përsëri”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika