Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shkruar për 16 shtatorin datën për shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Hamza ka shkruar në Facebook se sot kanë mbetur edhe 30 ditë deri në shpalljen e vendimit, duke e cilësuar procesin gjashtëvjeçar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të padrejtë.

“Sot na ndajnë 30 ditë nga 16 shtatori, dita kur do të marrë fund procesi gjashtëvjeçar i padrejtë, që i ka mbajtur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të izoluar në Hagë”, ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se katër ish-krerët e UÇK-së kanë kaluar gjashtë vite në paraburgim dhe larg familjeve e Kosovës, duke përmendur edhe atë që i cilësoi si “paragjykime, tendenca, narrativa politike, shkelje të të drejtave dhe padrejtësi të shumta”.

Sipas Hamzës, kërkesat e PDK-së janë të qarta, drejtësi dhe lirim.

“Pas gjashtë vitesh, 16 shtatori duhet të jetë dita kur mbyllet ky kapitull i dhimbshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë. Duhet të jetë dita kur katër ish-udhëheqësit e UÇK-së kthehen në shtëpi”, ka deklaruar ai.

“Presim edhe 30 ditë. Presim drejtësi”, ka përfunduar Hamza.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika