Hamza bisedon me Thaçin: Më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza njoftoi se sot ka biseduar në telefon me ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Hamza tha se ditë më parë kishte folur edhe me ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

“Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin Thaçi. Edhe me Presidentin, ashtu si me Kryetarin Veseli disa ditë më parë, folëm për Kosovën, familjet, miqtë tanë dhe, mbi të gjitha, për qytetarët që nuk kanë reshtur asnjë ditë së besuari në rikthimin e tyre. Folëm edhe për pritjen e gjatë për drejtësi, një pritje e rënduar nga shtyrjet e vazhdueshme të shpalljes së aktgjykimit. Megjithatë, një gjë mbetet e qartë: drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Hamza tha se Thaçit ia përcolli edhe “besimin se më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend”.

“Presidentit ia përcolla përshëndetjet, pritjet dhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, si dhe besimin se më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend dhe ata do të kthehen të lirë në shtëpi. Edhe ai më kërkoi t’ua përcjell përshëndetjet e tij më të përzemërta ju të gjithëve. Me qetësinë dhe besimin që e karakterizon, bisedën e përfunduam me shpresën se shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”, shkroi ai.“Dielli do të lindë përsëri! Për çlirimtarët, për historinë tonë të lavdishme dhe për Kosovën! “, shtoi Hamza.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika