Hamza del nga Qeveria pas takimit me Kurtin, një ditë para seancës së Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është parë duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, raporton ekipi në terren i TV Dukagjini.

Edhe kryeministri Kurti është parë duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës pas takimi me Hamzën.

Sipas raportimeve, Kurti gjatë ditës ka zhvilluar takime edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Deri më tani, nuk ka detaje zyrtare rreth takimeve të zhvilluara.

Takimet e Kurtit me liderët opozitarë zhvillohen një ditë para seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së.

PDK-ja ka proceduar në Kuvend edhe kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndërsa ende nuk dihet nëse kjo çështje do të trajtohet në seancën e nesërme.

Seanca e Kuvendit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar me vonesë, ndërsa ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën.

Në të njëjtin vendim, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës është 6 tetori.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika