Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

Hamza përmes një postimi në " title="">Facebook ka thënë se sulmi fizik ndaj kryetarit Muhaxheri, është një akt i ulët dhe i papranueshëm.

Ai gjithashtu ka shkruar se Kosova ka nevojë për stabilitet, normalitet dhe bashkëpunim.

“Sulmi fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është një akt i ulët dhe i papranueshëm, i cili duhet të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit”.

”Kosova ka nevojë për stabilitet, normalitet dhe bashkëpunim”, ka shkruar Hamza.